
Një grup shqiptaro-italian i trafikut të drogës dhe prostitucionit është shkatërruar nga policia e Chivasso në Itali.
Policia italiane ka arrestuar pesë persona ndërsa hetimi nisi me zbulimin e një plantacioni marijuane në San Raffaele Cimena në tetor të vitit 2021, ku u arrestua një 49-vjeçar shqiptar.
Nga telefoni i tij u zbulua edhe grupi kriminal. 49-vjeçari i menaxhonte kontaktet e tij nëpërmjet Ëhatsapp dhe tregtia e cila përfshinte kokainë, hashash dhe marihuanë, zhvillohej në një dyqan në Barriera di Milano. Hetuesit identifikuan dy kanalet kryesore të furnizimit, që nisnin nga Kalabria dhe Shqipëria.
Nga hetimet u zbulua edhe aktiviteti i shfrytëzimit të prostitucionit, e cila drejtohej nga tre vëllezër shqiptarë të moshës 29, 34 dhe 36 vjeç dhe një grua moldave 44 vjeç e cila përfundoi në burg.
Lini një Përgjigje