TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2024, 08:34

Shqiptari po rrezikonte mbytjen në kanalin e La Manshit, vëllai telefonon në SHBA për ndihmë

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptari po rrezikonte mbytjen në kanalin e La Manshit, vëllai

Një telefonatë në Dover, Delauer, habiti punonjësen e ndihmës së shpejtë. Një telefonues nga Shqipëria duke menduar se po kontaktonte me punonjësit e policisë në Dover të Anglisë, gabimisht ka marrë ata të SHBA-së duke u kërkuar ndihmë pasi gomonia ku ishte vëllai i tij po fundosej në La Mansh.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 27 gusht.

"Telefonuesi kishte kryer një kërkim në internet për 'Departamentin e Policisë së Doverit' dhe rezultati i parë i kërkimit në ekran doli të ishte Departamenti i Policisë së Dover, Delaware", thanë zyrtarët e policisë në një njoftim për shtyp.

"Ai mendoi se po telefononin Dover, Angli, por ishte i lidhur me agjencinë tonë këtu në Shtetet e Bashkuara”, shtuan ata.

Pas kësaj telefonate brenda 4 minutash, agjencitë ndërkombëtare u njoftuan.

Më në fund, shqiptari arriti të kontaktonte me Rojën Bregdetare Franceze dhe vëllai i tij, bashkë më të tjerët në varkë, u shpëtuan.

Lini një Përgjigje