
Një grup kriminal që ushtronte veprimtaritë e falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit është shkatërruar nga policia e shtetit.
Tetë persona kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar 'No chance'.
Të arrestuarit janë 4 banues në Gjirokastër, 2 në Tepelenë, 1 në Fier e 1 në Konispol.
“Këta shtetas dyshohet se gjatë viteve 2023 dhe 2024, kanë kryer veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të falsifikimit të dokumenteve, kundrejt fitimit’", njoftoi sot policia e shtetit.
Zbulohet laboratori!
Po kështu është gjetur laboratori që shërbente për falsifikimin e dokumenteve, si dhe janë sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë kriminale.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas iranianë.
Akuzat
Ndaj tyre Gjykata e Gjirokastrës kishte dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg për akuzat “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i formularëve, stampave dhe vulave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione pubklike”.
Të arrestuarit:
A. H., 32 vjeç, banues në Tepelenë;
M. D., 40 vjeç, banues në Fier;
F. P., 56 vjeç, banues në Konispol;
M. H., 40 vjeç, banues në Tepelenë;
Y. Sh., 56 vjeç, banues në Gjirokastër;
A. S., 54 vjeç, banues në Gjirokastër;
J. Ç., 51 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
N. T., 52 vjeç, banues në Gjirokastër.
9 muaj hetim
Bëhet fjalë për një hetim 9-mujor të ndjekur me metoda speciale nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
Lini një Përgjigje