TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shtator 2024, 17:12

Krimi i dyfishtë në Roskovec, Gjykata e Fierit lë në burg Altin Kukajn dhe dy djemtë e tij!

Shkruar nga Pamfleti

Krimi i dyfishtë në Roskovec, Gjykata e Fierit lë në burg

Gjykata e Fierit ka lënë në burg autorin e vrasjes së dyfishtë në Kurjan të Roskovecit, Altin Kukaj, dhe tre bashkëpunëtorët e tij, Ervis Kukaj, Emauris Kukaj dhe Tomori Zykaj.

Seanca është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie nga ana e policisë, ndërsa familjarë të palës akuzuese kanë qëndruar jashtë godinës së gjykatës në distancë.

Altin Kukaj, së bashku me djemtë e tij, Ervis dhe Emauris Kukaj, të tre banues në Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik dy shtetasit Lavdrim Kurtaj, 46 vjeç dhe Gramoz Kurtaj, 52 vjeç, për motive të dobëta, tre ditë më parë në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Dy vëllezërit Kurtaj u vranë me armë zjarri pas një konflikti me një prej djemve të autorit. Fillimisht për vrasjen e vëllezërve Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, u arrestua Altin Kuka, por hetimet zbuluan se ai nuk veproi i vetëm në krim.

Zyrtarisht policia tha se bashkëpuntorë në vrasje, 49 vjeçari, ka pasur dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio Kuka. Këtyre të fundit, gjatë tentativës për arratisje policia iu gjeti edhe një armë pistoletë.

Burime nga grupi hetimit thanë se në vendngjarje janë gjetur vetëm gëzhoja të automatikut që Altin Kuka e dorëzoi kur shkoi vetë në komisariat pas krimit.

Arma e përdorur në krim do t`i nënshtrohet ekspertizës dhe do të zbardhë se kush i vrau vëllëzërit Kurtaj edhe pse vrasjen e ka marrë përsipër 49 vjecari Altin Kuka.

Lini një Përgjigje