TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shtator 2024, 12:58

Veliera u gjet në Kavajë/ Pronari gjerman ende i zhdukur, djali i tij: S'kemi kontakt me të prej 1 muaji

Shkruar nga Pamfleti

Veliera u gjet në Kavajë/ Pronari gjerman ende i zhdukur, djali i tij:

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me velierën e braktisur, ku pronari Fellmann Frank Rudiger, 85 vjeç, e cila u gjet më 12 shtator e ngecur në rërë disa metra larg nga bregu, në territorin e fshatit Karpen të Kavajës, ende nuk është gjendur.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se dyshimet mund të jenë se ai është mbytur në det nga stuhia, ndërsa edhe i biri ka deklaruar se nuk ka kontaktuar me të atin prej një muaji.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë tip “Walther”, 1 krehër pistolete, municion luftarak, 2 celularë, 1 laptop dhe dokumentet e mjetit lundrues, po ashtu dhe një pasaportë gjermane me emrin Fellmann Frank Rudiger, 85 vjeç.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n paraprakisht rezulton se mjeti lundrues është nisur nga Bari, Itali, me drejtim Kroacinë.

Policia është duke kryer verifikimet nëse 85-vjeçari ka qenë i vetëm në bord apo me persona të tjerë.

Nuk ka të dhëna se çfarë mund të ketë ndodhur me drejtuesin e mjetit lundrues, nëse ai ka rënë në det si pasojë e dallgëve apo motit të keq, apo nëse është vrarë gjatë një ngjarjeje kriminale.

kavaje pronari gjerman

Lini një Përgjigje