TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shtator 2024, 10:10

“Shqiponjat” operacion antidroge në Shkodër, pronari i lokalit arrestohet me kokainë në duar (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Shqiponjat” operacion antidroge në Shkodër, pronari i
“Shqiponjat” operacion antidroge në Shkodër

Shiste doza kokaine në lokalin e tij, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari i dyshuar në Shkodër. Sekuestrohen edhe lëndë narkotike dhe sende materiale në cilësinë e provës.

Policia vendore njoftoi sot (13 Shtator) finalizimin e operacionit “Tempulli” nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.  

I arrestuari është B. S., 44 vjeç, banues në Shkodër.

“Gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kokaine gati për shitje dhe materiale e para që dyshohet të jenë përfituar nga kjo veprimtari kriminale”, sqaroi policia vendore.
Gjithashtu u sekuestruan; doza kokaine që u gjetën në lokal, 1 peshore, 2 celularë dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale. 

Materialet e dosjes për këtë rast i kaluan Prokurorisë Shkodër, për të hetuar rrjetin e bashkëpunëtorëve të 44-vjeçarit të ndaluar.

“shqiponjat” operacion antidroge në shkodër

Lini një Përgjigje