Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka folur për vetëdorëzimin e ish-drejtorit të Policisë së Lezhës, Henrigert Mitri.
Sipas Prençit edhe ky është pjesë e atyre drejtuesve të rinj të policisë pjesë e grupeve kriminale, të cilët ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha kërkon tu lejë policinë në dorë.
‘Kam deklaruar para disa kohësh se krerët e policive vendore në disa qarqe të Shqipërisë, emërohen nga burgu 313. Disa kolegë e miq gazetarë më pyetën nëse është e vërtetë kjo gjë apo jo. Kjo është një e vërtetë sepse ky burim është nga një institucion hetimi.
Nga vitit 2016 ku në Shqipëri u masivizua kultivimi i drogës, dhe ju e mbani mend se sa drejtorë policie ikën jashtë vendit dhe më pas, pasi negociuan me prokurorinë u rikthyen duke u vetëdorëzuar.
Të njëjtën gjë bëri edhe ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henrigert Mitri. Ky është i atij brezi që pretendon ministri Ervin Hoxha që xhaketat e vjetra duhet ta dorëzojnë detyrën dhe duhet rifreskuar organizata me drejtues të rinj.
Fakti ka treguar se ky brezi i drejtuesve të rinj janë të gjithë pjesë e grupeve kriminale. Janë mbi 10 drejtorë policie që janë deklaruar nga SPAK, por ka edhe shumë të tjerë të cilët ende nuk janë dekriptuar’, tha Shemsi Prençi gjatë një interviste në emisionin "Kafe Shqeto".
Ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, është vetëdorëzuar më 11 Shtator në Policinë e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Emri i tij dhe bashkëpunimi me krimin u zbuluan më 18 maj, në kuadër të megaoperacionit që SPAK ndërmori për shkatërrimin e 7 grupeve kriminale që vepronin në qytete të rëndësishme të vendit.
Pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC u zbulua se Mitri drejtonte aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës, ndërsa në bashkëpunim me biznesmenin Pëllumb Gjoka organizonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Sëbashku me Klodian Shahinin, kanë bashkëpunuar me vëllain dhe kushëririn e deputet Eduard Ndreca, Armando dhe Elvis Ndreca, duke i favorizuar në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit. Veprimtaria e tyre i zbuluar nga zbardhja e komunikeve në Sky.
Mitri kishte i pari akses si drejtor policie për koordinatat që Guardia di Finanzia do të bënte për kontrollet nga ajri dhe më pas nxirrte urdhrat për kryerjen e tyre.
Por, para se t’i firmosë këto urdhra për kontrolle, Mitri komunikonte me vartësin e tij, shefin e anti trafiqeve Klodian Shahinin për ta pyetur se ku janë vendet që kanë mbjellë kanabis dhe para se Guardia Di Finanza të fluturonte mbi to, hiqen bimët narkotike dhe trafikantët largohen.
Në këtë skemë trafiku, Mitri ishte bashkë më Klodian Shahini e antitrafikut, ndërsa një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë ishte edhe Elson Reçi, i fisit të Reçëve në Rrëshen. Shahini bashkëpunon me persona të tjerë për kultivimin e kanabis sativa, siç është rasti i një parcele në Livadhas në Mirditë.
Operacioni 'Revanshi' falë hetimeve të SPAK dhe Policisë së Shtetit u firmosën 50 urdhër-arreste për bosë të krimit brenda dhe jashtë vendit ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u zbardhën disa ngjarje të rëndë të viteve të fundit.
Lini një Përgjigje