TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2024, 12:30

Arrestime te "Myslym Shyri" për drogë, policia publikon pamjet e operacionit 'Tempulli 4' (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Arrestime te "Myslym Shyri" për drogë, policia publikon

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet nga operacioni ‘Tempulli 4’. Në total janë 28 persona pjesëtarë të një grupi kriminal, nga të cilët 24 janë të arrestuar ndërsa 4 janë ende në kërkim. 9 persona prej tyre kanë qenë të arrestuar më përpara, ndërsa në pamje janë momentet e operacionit të arrestimit të 15 të tjerëve të akuzuar si pjesë e këtij grupi.

Në pamje shihet momenti kur policia mësyn në lokal dhe prangos një shtetas, ndërsa një tjetër arrestim është kryer në rrugën ‘Myslim Shyri”. Një tjetri i janë vënë prangat në rrugë.

 

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, dhe në vijim megaoperacioneve mbarëkombëtare Tempulli 1, 2, dhe 3, bazuar në inteligjencën informative, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka regjistruar 2 procedime penale.

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 28 shtetasve.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e parë e operacionit “TEMPULLI 4”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 24 persona, 9 prej te cilëve janë arrestuar më parë të cilët po hetohen me masën e sigurimit personal "Arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë arrestuar ditën e sotme. Gjithashtu vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë ndiqen me masa kërkimi.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.

Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;

- 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;

- 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetike ekstazi dhe LCD;

- aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Lini një Përgjigje