Policia e Torinos ka shkatërruar një grup kriminal të drejtuar nga shqiptarët, i cili merrej me tregtim droge dhe shfrytëzim prostitucioni.
Hetimi nisi me zbulimin e një plantacioni marijuane në San ‘Raffaele Cimena’ në tetor të vitit 2021, ku u arrestua një 49-vjeçar shqiptar dhe nga kontrolli i telefonit të tij u bë e mundur zbulimi i të gjithë grupit.
Gjykatësi urdhëroi që për pesë persona të caktoheshin në masën e paraburgimit: tre anëtarë të bandës u kërkuan të nënshkruanin dhe një bashkëpunëtori të mëtejshëm iu ndalua qëndrimi në qytetin e Torinos. Hetuesit identifikuan dy kanalet kryesore të furnizimit, që nisnin nga Kalabria dhe Shqipëria. Hetimi hodhi dritë edhe mbi aktivitetin e shfrytëzimit dhe të prostitucionit, që drejtohej nga tre vëllezër shqiptarë të moshës 29, 34 dhe 36 vjeç dhe një grua moldave 44 vjeç, e cila përfundoi në burg.
Atyre iu bashkuan edhe ‘shoferët’ e prostitutave, të cilët i shoqëronin në rrugët ku do të prisnin klientët, veçanërisht Corso Giulio Cesare dhe Via Reiss Romoli. Në krye të organizatës ishte D. S., 34-vjeç:
44-vjeçarja moldave dhe partneri i saj, ishin përgjegjës për menaxhimin e marrjes, shërbimeve seksuale dhe shpenzimeve për menaxhimin e apartamenteve. Gruaja gjithashtu caktonte takime në internet, duke mbledhur përgjigje për reklamat e postuara në disa sajte online të shoqërimit.
Niveli i shfrytëzimit ishte i lartë: ‘shfaqja në dritare’ gjatë natës në rrugë shoqërohej edhe me reklama të publikuara në faqe të ndryshme interneti. Dhe kështu telefonatat mund të mbërrinin në çdo moment dhe kalonin përmes 44-vjeçares moldave, e cili në atë kohë ishte përgjegjëse për të lajmëruar prostitutat për ardhjen e klientëve.
Një situatë që i detyroi vajzat të ishin gjithmonë gati, jo pa vështirësi. ‘Edhe unë duhet të pushoj të paktën dy-tre orë në ditë’, u ankua një nga prostitutat në një telefonatë të përgjuar. Megjithatë, përgjigja e 44-vjeçares ishte e thatë: ‘Ke fjetur? Tani vendosni grimin dhe bëhuni gati tani do të vijë dikush për 30 minuta.’
Lini një Përgjigje