Eksploziv banesës dhe dy makina që djegura, është bilanci i mbrëmjes së djeshme në qytetin e Shkodrës
Dy makina janë djegur ndërsa 4 minuta më pas një sasi lënde shpërthyese është hedhur pranë derës së një banese.
Ngjarjet kanë ndodhur në dy lagje të ndryshme në qytetin e Shkodrës.
Makinat "Benz" dhe "BMW" që ishin në pronësi të Erdi Krajës janë djegur rreth orës 03:32 në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
Ndërsa është hedhur një sasi e vogël plasëse pranë banesës së shtetasit Robert Gera në lagjen “Mark Lula” rreth orës 03:36.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë derës së banesës të shtetasit R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që po vijon kontrollet në zonë. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Burimet bëjnë me dije se ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.
Lini një Përgjigje