
Një i ri është vënë në pranga nga policia, pasi ka përplasur 6 makina të parkuara buzë rrugës në Sarandë. I riu nga Elbasani ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës ku një mjet tip BMË, që drejtohej nga 20 vjeçari Antonio Dimo, ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë janë përplasur gjithë mjetet e tjera të parkuara aty.Shërbimet e Qarkullimit Rrugor u ndodhën në vendngjarje dhe pas veprimeve të kryera rezultoi se është 20 vjeçari Antonino Dimo, i cili banon familjarisht në Sarandë, që nën efektin e pijeve alkolike, ka aksidentuar mjetet e tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderieshme materiale.
Për rrjedhojë është bërë arrestimi i 20 vjeçarit Antonino Dimo njëherazi është gjobitur edhe me 170 mijë lekë.
Lini një Përgjigje