TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2024, 22:36

Pas Vlorës, sherr me thika edhe në Pogradec; plagoset një person (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pas Vlorës, sherr me thika edhe në Pogradec; plagoset një person

Pas plagosjes në Vlorë, një tjetër sherr me thika ka ndodhur në Pogradec.

Mësohet se një qytetar nga Pogradeci ka goditur me thikë një person nga Tirana. Ky i fundit është dërguar në spitalin e qytetit, nuk dihet gjendja shëndetësore. Ngjarja ndodhi në zonën e pedonales, ndërsa policia është në vendngjarje.

Më herët patëm një të plagosur në Vlorë.  Një i mitur 17-vjeçar goditi me thikë një 38-vjeçar, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, raportohet se aktualisht 38-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spitalin e qytetit. Ndërsa i mituri është shoqëruar në komisariat.

Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje