TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Korrik 2023, 10:57

Sherri me shkopinj bejsbolli e armë në Hamallaj, familja Nikolla dhunoi gruan dhe djalin minoren të Altin Kaçit

Shkruar nga Pamfleti

Sherri me shkopinj bejsbolli e armë në Hamallaj, familja Nikolla

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherrin që ndodhi dje mes familjes Nikolla dhe Kaçi në Hamallaj të Durrësit.

Djemtë e familjes Nikolla kanë dhunuar edhe fëmijë minoren dhe gra të familjes Kaçi.

Sipas BW, bashkëshortja e Altin Kaçit dhe djali i tij, 16-vjeç janë qëlluar me shkop bejsbolli. Altin Kaçi është vëllai i Kastriot Kaçit.

Sipas dëshmive të anëtarëve të familjes Kaçi, Martin Nikolla ka nxjerrë pistoletën duke ia drejtuar familjes Kaçi, duke qëlluar pesë herë në drejtim të tyre. Si pasojë e dhunës janë plagosur tre djemtë e familjes Kaçi, njëri prej të cilëve ka marrë fraktura në kokë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mirë.

Ndërkohë, janë shoqëruar nga policia të gjithë personat e përfshirë në ngjarje. Të dyja palët e përfshira në konflikt mësohet të jenë kushërinj me njëri tjetrin. Midis burrave të familjes Nikolla që dhunuan familjen Kaçi, shfaqej Martin Nikolla, punonjës i Gardës së Republikës dhe shofer i kryparlamentares Lindita Nikolli.

Sherri me shkopinj bejsbolli e armë në Hamallaj, familja Nikolla

 

hamallaj sherr arme nikolla atin kaci

Lini një Përgjigje