
Ish gardisti, Martin Nikolla, shofer i Lindita Nikollës ka dëshmuar në polici pas sherrit ditën e djeshme në Hamallaj.
Në dëshminë e tij ai tregon për konfliktin që kanë për rrugën me familjen Kaçi dhe debatet e herëpas hershme.
Në përgjigjet e tij ai ka argumentuar dhe momentin kur ka nxjerrë armën me të cilën shprehet se ka qëlluar vetëm në ajër.
"Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Mës pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur.
Nxora armën për të qëlluar në momentin që sherri po degradonte deri në përdorim të sendeve dhe objekteve të forta."- tha ai.
Por ndryshme prej tij kanë dëshmuar familjarët e dhunuar të familjës Kaçi. Ata shprehen se shpesh janë ofenduar dhe sharrë prej familjes Nikolli.
Një nga antaret e familjës Kaçi ka deklaruar se fillimisht u dhuna babi i tyre 80-vjeç dhe më pas ata vetë.
Martin Nikolli i cili ka qëne pjesë e Gardës prej vitit 2006 u përjashtu dhe tashmë ai ndodhet në paraburgimin e qytetit të Durrësit në pritje për të dalë para gjykatës për Kanosje, plagosje e rëndë me dashje dhe prishje të qetësisë.
Lini një Përgjigje