Duke marrë shkas nga sherri i djeshëm në Hamallaj ku përfshi Martin Nikolla, me profesion punonjës Garde dhe gjithashtu shofer personal i Nikollës, Ben Blushi disa vite më parë e ka akuzuar Kryetaren e Kuvendit në lidhje me bodygardin e saj, për aferat që bëjnë sëbashku për punësimin në arsim.
Kreu i atëhershëm i LIBRA-s, Ben Blushi ka hedhur akuza të forta kundrejt ministres së Arsimit Lindita Nikolla, duke e quajtur atë injorante dhe se ndan paratë me bodygardin e saj.
Ben Blushi në një seancë parlamentare të 2017 foli ashpër ashpër ministren e atëhershme të Arsimit, Lindita Nikolla sot kryetare e Kuvendit, duke e quajtur atë injorante dhe një fatkeqësi.
“Askush nuk do mbahet mend që ke pasur një bodigard që dërgonte për të marrë 3 mijë Euro për një vend pune. Bodigardi jot është arrestuar zonjë. Sepse je injorante totalisht. Është fatkeqësi për të gjithë maturantët e Shqipërisë. Dhe kur të çohesh herë tjetër këtu dhe të flasësh me atë zonjë (për Mimoza Hafizin) mati fjalët mirë, sepse ti je një injorante”, thoshte Blushi.
Lini një Përgjigje