
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të punonjësit të gardës dhe një prej shoqëruesve të Lindita Nikollës.
Martin Nikolli, u përfshi në një sherr me fqinjët e tij dhe ai përdori armën e shërbimit. Menjëherë u bë shkarkimi, ndërsa tani në mbrëmje AMP njofton se është bërë arrestimi i tij.
Berisha shprehet se zonja që ka shndërruar parlamentin në strofullën dhe mburojën e krimit dhe korrupsionit.
“Zonja që ka shndërruar parlamentin në strofullën dhe mburojën e krimit dhe korrupsionit është recidiviste e pandreqshme.
Me Plarent Brilantinën shpenzuan 1,3 miliard lek ‘rikonstruksion’ të ministrisë, dy herë çmimi i ndërtimit të saj nga e para. Nga kjo doli vila dhe u bë e famshme si madame Vila, pastaj badigardi 3000 euro për çdo emërim dhe së fundi badigard koburja”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje