
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar pas 7 orësh lidhur me ngjarjen e rëndë në Hamallaj të Durrësit, ku anëtarët e familjes Kaçi u dhunuan nga shoferi i saj dhe vëllezërit e tij.
Madje Gardisti që shoqëron Nikollën ka qëlluar disa herë me armë zjarri, por fatmirësisht pa viktima.
Nikolla në reagimin e saj nuk kërkon ndjesë fare për aktin e truprojës së saj, por distancohet nga ai. Madje është kujdesur të tregojë se ai është pjesë e Gardës që në vitin 2006 dhe nuk e ka vënë ajo.
“Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës së Republikës (që nga viti 2006) Martin Nikolli është e dënueshme.
Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot.
Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji”, Nikolla.
Lini një Përgjigje