TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2023, 22:16

Zgjedhja e Bashës në krye të PD-së, reagon Rithemelimi: Është rikthyer për t’i shërbyer padronit të tij, Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhja e Bashës në krye të PD-së, reagon Rithemelimi:

Me rikthimn e Lulzim Bashës në krye të PD-së, pas zgjedhjeve të mbajtura ditën e sotme, ka ardhur dhe reagimi i parë nga grupi i Rithemelimit.

Ka qenë deputeti Edi Paloka i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka dekalruarse Basha nuk po e fsheh më se misioni i tij është shërbimi ndaj Edi Ramsë.

Ai shtoi se Basha është i marrë peng nga Rama, apsi i duhet për ta ndihmuar për të vjedhur zgjedhjet e 2025.

Paloka tha se me ardhjen e Bashës në krye të PD-së, do të nis spastrimi i mëtejshëm i partisë, ku Basha do të heqë të gjithë ata që i dolën kundër.

Demokrate, nuk keni pse  çuditeni e revoltoheni akoma me L.B ?! L.B te paktën tani nuk fshihet me ! Tani ai e ka shpallur hapur “misionin” e tij. L.B është tërësisht ne shërbim te Ramës. I marre peng nen presionin e burgut apo me dëshirë e nen joshjen e parave , kjo pak rëndësi ka.

L.B i duhet Rames deri ne 2025 për komisioneret dhe numëruesit ne zgjedhje qe ti përdorë sic i përdori dhe me 14 maj. I duhen dhe ata deputete qe i kane mbetur L.B per te votuar ligje qe kërkojnë shumica te cilësuara ne Parlament!

Kaq i vlen L.B , Rames dhe kete L.B e ka marre përsipër pa u shqetësuar fare as qe është diskretituar tërësisht, as qe është bere personazhi me qesharak i politikes shqiptare e ca me shume i pa shqetësuar për demin katastrofik qe po ju sjell demokrateve , atyre qe e mbajtën dhe e mbështeten duke sakrifikuar çdo gje!

Prandaj nga shoqata me vule partie Basha-Balla përjashtohen ata qe kane mbështetur kandidatet e demokrateve dhe gradohen ata qe kane mbështetur e votuar kandidatet e Rames ; demonizohen  deputetet e PD qe mbështetën Luciano Boçin e Igli Caren dhe glorifikohen ata qe mbështeten Erjon Veline;  shpallen armiq demokratet si “paterica te Berishës” nga patericat e Rames !

Demokrate thjeshte kuptoni qe sot Basha për ju është Rama , është armiku juaj . Kujtoni dhe qe përdori kundër jush hunjtë, paratë e pista dhe hilet ,  gjë qe nuk e beri kurrë kundër Rames!”, shkruan ai.

Ndërkohë që ka reaguar edhe deputeti Dash Sula i cili me tone ironike ka folur për procesin e sotëm, sipas të cilit votuesit imagjinar sot zgjodhën kryetarin imagjinar të PD-së

Nga sot, falë kontributit të votuesve imagjinarë që braktisen pushimet, PD ka nje kryetar imagjinar.

-Përgëzoj organizatoret e procesit që menaxhuan flukset e votuesve dhe që kishin marrë kuti mjaftueshëm për të futur te gjithe fletët e votimit!”, shkruan Sula.

pd basha rithemelimi

Lini një Përgjigje