
Lulzim Basha ka folur pas rizgjedhjes në krye të Partisë Demokratike. Sot u votua për kryetarin dhe Basha u zgjodh kryetar me afro 18 mijë vota, përballë Gjergji Hanit.
Basha duke folur nga selia e PD-së së vulës, falënderoi mbështetësit, teksa u shpreh se është i vetëdijshëm për vështirësitë në të cilat ndodhet partia. Nga ana tjetër ai sulmoi Berishën dhe ata që i kanë dalë kundër. Sipas tij, PD po e shtyjnë në krizë ata që duan të mbajnë status quonë.
“Të dashur miq, zonja dhe zotërinj, demokratë anë e mbanë Shqipërisë, një falënderim nga zemra për të gjithë ju, për qendrën në këto kohë të vështirë dhe sfiduese.
Për pjesëmarrjen tuaj në temperatura përvëluese natyrale dhe artificiale, duke dëshmuar se demokratët mbeten shpresa e këtij vendi. Falënderim dhe mirënjohje për strukturat drejtuese të PD që zhvilluan këto zgjedhje të qeta. Mirënjohje për përfaqësuesit në komisionet e votimit, falënderim të veçantë për Gjegj Hanin që me fuqinë e argumentit të tij, pastërtinë e shpirtit të tij, me përkushtimin ndaj PD dhe Shqipërisë, e kthehu këtë proces në një debat të vërtetë dhe vlerash. Faleminderit Gjergj. Jam i vetëdijshëm për kohën e vështirë që kemi kaluar dhe sfidat në të cilat ndodhet PD, demokratët dhe opozita. Lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të sponsorizuar nga ata që duan me çdo kusht që e duan Shqipërinë kështu, pa mundësi ekonomike, pa kongruencë as në politikë, as në ekonomi, me media nën censurë, me drejtësi nën presion", tha Basha.
Sipas tij, gjitha e sotmja nuk shënon votën për një individ, por shënon nisjen e punës dhe puna fillon për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjtë të mosbesimit, urën mes bregut të sotëm të dëshpërimit të shqiptarëve. Duket sikur ai dha dhe një mesazh bashkimi, pasi PD ndodhet në periudhën më të keqe.
“Nuk ka për të qenë e lehtë, por demokratët treguan se jemi gati t’i përvishemi një tjetër beteje. Shqipëria pret që demokratët të kthehen në krye të detyrës për të mbrojtur interesin publik. Le ta nisim këtë udhëtim së bashku pa cinizëm dhe dashakeqësi ndaj askujt. Me dhembshuri për fatet e çdo shqiptari me plot shpresë, për misionin që i kemi vënë vetes dhe sot hedh hapin e parë”, tha ai.
Kujtojmë se Basha arriti të fitonte me 16 196 vota përballë Gjergji Hanit, i cili mori 1657 vota.
Lini një Përgjigje