
Kandidati për kryetar i PD-së Gjergj Hani komentoi procesin zgjedhor të kësaj të shtune, ku u përball me Lulzim Bashën. Në një intervistë për emisionin “Review”, ai nënvizoi se ka kandiduar për kreun e PD-së për të sjellë një alternativë dhe mendim ndryshe që sipas tij ka munguar prej 32 vitesh në këtë parti
“Hyra për të sjellë një alternativë dhe mendim ndryshe që ka munguar prej 32 vitesh në këtë parti. Duhet ti kthejmë moralin dhe besueshmërinë PD. Politika është çështje besimi. Mua nuk më mungon besimi te demokratët. Nuk kam as hijen më të vogël dyshimi përsa i përket vullnetit të demokratëve. E ndjeja si detyrë dhe impenjim moral të jepja një alternativë. Pastaj u takon demokratëve të vendosin”, tha Gjergj Hani.
Lini një Përgjigje