
Lulzim Basha duket se e ka lënë atje ku e nisi. Ai sot u zgjodh në krye të PD, një PD-je të përçare dhe në krizë të thellë. Duke folur par mediave, Basha deklaroi se tani është gati për betejën e radhës.
Nëse kthehemi pas në kohë, pas çdo palë zgjedhjesh Basha thoshte se kishte fituar çdo betejë. Të njëjtin artikulim kishte dhe gjatë protestave. Si duket është kthyer aty ku e nisi.
“Jam i vetëdijshëm për kohën e vështirë që kemi kaluar dhe sfidat në të cilat ndodhet PD demokratët dhe opozita. E di që lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma. Pabarazi para ligjit. E sotmja nuk shënon votën për individ por shënon nisjen e punës. Lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërteta dhe ca të sponsorizuar nga ata që e duan Shqipërinë, pa liri, pa barazi para ligjit. Mbi të gjitha e sotmja nuk shënon votën për një individ, por shënon nisjen e punës dhe puna fillon për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjtë të mosbesimit, urën mes bregut të sotëm të dëshpërimit të shqiptarëve, depresionit psikologjik, ekonomik, mllefit e dëshirës për ndryshim dhe bregut e shpresës dhe besimit që do të sjellë ndryshimin e qeverisjes pavarësisht bindjeve politike. Nuk ka për të qenë e lehtë, por demokratët treguan se jemi gati t’i përvishemi një tjetër beteje. Shqipëria pret që demokratët të kthehen në krye të detyrës për të mbrojtur interesin publik", tha Basha.
Lini një Përgjigje