TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Korrik 2023, 16:07

Kush ka hyrë në listën e zezë? Pas Berishës, britanikët zgjerojnë hartën e sanksioneve

Shkruar nga Pamfleti

Kush ka hyrë në listën e zezë? Pas Berishës,

Në listën e zezë kanë hyrë edhe disa emra të tjerë, të cilët e kanë mbajtur të fshehtë vendimin...

Britania e Madhe ka zgjeruar listën e personave “non grata” në Shqipëri. Sipari u ngrit me ish-kryeministrin Sali Berisha, por mësohet se janë shpallur të padëshiruar dhe disa persona të tjerë publikë. Ndryshe nga SHBA, e cila i bën publikë emrat e personave të sanksionuar, Londra informon në mënyrë private personin dhe e ka në dorë ky i fundit ta bëjë apo jo publike, sikundër bëri Berisha që foli vetë në media.

Sipas informacioneve, të gjithë ata që janë shpallur të padëshiruar nga amerikanët, po futen në listë të zezë dhe nga Britania. Këtë e konfirmoi vetë Tom Doshi, kreu i PSD. Ai është shpallur i padëshiruar edhe në Angli. Në investigimin e publikuar nga OCCRP, vetë Doshi pranoi se pak ditë më parë ishte sanksionuar nga Londra.

Sipas informacioneve, në listën e zezë kanë hyrë dhe disa emra të tjerë, të cilët e kanë mbajtur të fshehtë vendimin. Zarfi u ka shkuar në banesë dhe ata nuk kanë folur. Duhet theksuar se Londra po ndjek të njëjtën linjë me amerikanët, të cilët deri më tani kanë futur në listën e non gratave, Tom Doshin, Sali Berishën, Vangjush Dakon dhe Adriatik Llallën.

Njësoj si SHBA, edhe Londra mësohet se ka refuzuar vizat për shumë emra, ndonëse ata nuk janë sanksionuar. Kjo do të thotë se ndërkombëtarët kanë një listë të gjata personash të dyshimtë. Disa janë shpallur të padëshiruar dhe për disa të tjerë po bëhen verifikime.

Por teksa aleatët po piketojnë të korruptuarit, duket se drejtësia nuk vepron ndaj tyre. Berisha ka dy vite i damkosur dhe akoma është në politikë duke shijuar i qetë luksin në Lalëz dhe jo vetëm. SHBA e ka kërkuar hapur që ai duhet hetuar, por akoma deri më tani nuk ka zhvillime nga SPAK. Megjithatë duket se presioni po shtohet sepse po futen në lojë britanikët.

lista e zeze londra non grata

Lini një Përgjigje