
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në vend, teksa ka theksuar se rendi dhe siguria publike janë në pikiatë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Salianji shkruan se kjo qeveri e ka dorëzuar sovranitetin tek bandat e krimit të organizuar dhe i ka veshur me pushtet politik kriminelët.
Sipas tij, qeveria është e pafuqishme të kontrollojë territorin.
"Të fortët e paligjshëm bëjnë ligjin! Qeverisë së zgërlaqur në autoritet i ka mbetur vetëm të krekoset si gjeli mbi pleh!
Rendi dhe siguria publike në pikiatë! Vrasje, dhunë, krim, drogë, vjedhje, pasiguri në çdo cep të territorit!
Kjo qeveri që e ka dorëzuar sovranitetin tek bandat e krimit të organizuar e që i ka veshur me pushtet politik kriminelët dhe që ndan me ta gjithçka përfshirë dhe emërimet në polici, është e pafuqishme të kontrollojë territorin dhe është shkaktarja e situatës!
Policia e politizuar po politizohet dhe më tej ndërkohë që themeli i problemit është përdorimi i saj si strukturë për mbledhjen e votave për PS!", shkruan Salianji.
Lini një Përgjigje