
Sekretari ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka deklaruar se procesi i djeshëm i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, ka si qëllim final rrëzimin e qeverisë.
Në një intervistë për “EuronewsAlbania”, një dit pas shpalljes së Bashës, sërish në krye të partisë, Sefa tha se askush nuk u ndalua për të kandiduar dhe të gjithë ata që e kanë ndjerë mund të bëheshin pjesë e procesit.
“Detyra e Partisë Demokratike është që të jetë e hapur për çdo individ që ka dëshirë të kandidojë dhe ne këtë kemi realizuar. Nuk njoh njeri që të ketë dashur të kandidojë në Partinë Demokratike dhe i është mohuar e drejta për të kandiduar. Gara ka qenë e hapur, transparente, ju keni kamerat tuaja që kanë qenë gjithë ditën duke transmetuar procesin zgjedhor. Ka qenë një pjesëmarrje të konsiderueshme dhe kjo është e vërteta e gjithë atij procesi”, u shpreh Sefa.
Lini një Përgjigje