TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Korrik 2023, 08:04

Basha nuk humbet kohë, fillon lëvizjet e para pas rikthimit në krye të PD-së; njofton sot mbledhjen e Kryesisë

Shkruar nga Pamfleti

Basha nuk humbet kohë, fillon lëvizjet e para pas rikthimit në

Kur nuk kanë kaluar ende 24 orë që nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të cilat e rikthyen atë në krye të PD-së, Lulzim Basha ka thirrur sot mbledhjen e Kryesisë së Partisë.

Sipas informacioneve mbledhja do të mbahet në orën 20:00 dhe do të zhvillohet në zyrat e PD. Njoftimi për mbledhjen e kryesisë është shpërndarë që mbrëmë, duke treguar se hapat e radhës që do të ndërmerren brenda PD-së nga Basha janë tepër të qarta.

Se cilat do të jenë ato mbeten për tu parë, por brenda demokratëve duket se do të nis një luftë e re përjashtimesh.

Nesër (sot), date 30 Korrik 2023, ora 20:00 do të bëhet mbledhja e kryesisë në zyrat e PD. Faleminderit!”, thuhet në mesazhin e publikuar.

basha mbledh kryesinë

Lini një Përgjigje