TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2023, 14:12

Thellohet skandali i sherrit në Hamallaj, gardisti që qëlloi me armën e shërbimit shofer i Lindita Nikollës

Shkruar nga Pamfleti

Thellohet skandali i sherrit në Hamallaj, gardisti që qëlloi me

Nuk kanë fund skandalet në Shqipëri teksa njerëzit e mbështetur nga politika dhunojnë e bëjnë të fortin në vendin ku jetojnë...

I tillë është edhe sherri i ditës sotme në Hamallaj të Durrësit ku katër vëllezër, njëri prej të cilëve punonjës i gardës dhe shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla kanë dhunuar barbarisht Pjetër Kaçin së bashku me djemtë e tij. 

Konflikti për çështje pronash mes familjeve në Hamallaj, ka nisur për një rrugë në lagjen “Hidrovor”.

Sipas dëshmisë së dhënë nga djemtë e familjes Kaçi përpara grupit hetimor, kryefamiljari Pjetër Kaçi, 80-vjeç, ka qenë duke ecur, kur vëllezërit e familjes Nikolla i kanë zënë rrugën dhe i kanë thënë "pse sheh".

Martin Nikolla, me profesion punonjës Garde dhe gjithashtu shofer personal i Nikollës, e ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë duke qëlluar në ajër. Mësohet se ai ka qëlluar 4-5 herë me armë zjarri, por fatmirësisht nuk u plagos njeri dhe djemtë e familjes Kaçi janë dhunuar me shkopinj bejsbolli.

Në një prononcim për mediat, i dhunuari Paulin Kaçi thotë se ishin vëllezërit Nikolla ata që dhunuan babin e tyre, Pjetër Kaçin. Ai i bën thirrje gjykatës që të marrin urdhër mbrojtjeje, pasi kanë frikë se sherri me vëllezërit Nikolla mund të agravojë sërish.

Më tej, Kaçi tregoi se kanë prej rreth 6 muajsh debate dhe se vëllezërit Nikolla i ofendojnë vazhdimisht. Ndërkohë ai ka theksuar se Martin Nikolla, bën si i fortë pasi punon me Linditën (kryeparlamentaren Nikolla).

"Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime. Kanë dalë para për me gjujt babanë, gjithë si vëllezër. Kemi ardhur ne kemi bërë debat dhe ka nis dhuna me shkopinj. Me armë kanë shtënë drejt nesh katër apo pesë herë, fati ynë që s’na kanë kap. Ishte duke na vra Martin Nikolli, janë të fortë. Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, se më kalon ngjit me shtëpinë. Duan se s’bën me bo rrugën këtu dhe bëjnë të fortin, mos me pa as majtas as djathtas, veç drejt sipas tyre. Janë dikushi dhe kjo gjë ndodh këtu. Bëri katër a pesë muaj që kemi pas debate. Vetëm ne kemi si lagje, se vetëm ne jemi këtu afër. Sa herë të kalojnë në oborr të shtëpisë time, më ofendojnë babën, nënën, kunatë e të gjithë. Shteti e ka në dorë këtë gjë, se të shtijë një person në ajër me na vra, 5-6 herë ka qëlluar. Ne kemi fëmijë, motra, kunata nëpër oborr të shtëpisë. U kemi çuar dhe pleqtë e lagjes, si zakoni, dhe sërish nuk është bërë gjë. Na ka qëlluar 5-6 herë se punon me Linditën dhe bën si i fortë me zor.

I bëj thirrje Edi Ramës të merret me këtë çështje. Po përdorin armën e shtetit për të fortë. Skandal i gjallë. Kërkoj urdhër mbrojtje nga gjykata, ta zgjidhin këtë problem. Çdo herë vetëm konflikte me këta. Jo vetëm me ne, me axhallarët, me halla. Ne s’jemi të gjithë të këqij. Institucionet të marrin masa për këtë çështje që të mos bëhet ndonjë gjë më e madhe që të marrë përshkallëzim", tha Kaçi.


Kujtojmë se më 6 korrik një tjetër grup të "fortësh" të mbështetur nga politika, konkretisht familjarët e ish deputetit të PS Rrahman Rraja dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja. Këta të fundit ishin ankuar se guroret në pronësi të vëllezërve të ish deputetit po iu dëmtonin banesat. Ndonëse 2 kushërinjtë kishin denoncuar disa herë këtë problematikë në komisariatin e Fushë Kujës "të fortët" e Niklës kishin miq gjithandej dhe nuk mund t'i ndalonte njeri. Dhe puna me guroret vijonte normalisht. Gjatë dhunës shtazarake, fisi Rraja filmoi dhe shpërndau videon me motivacionin "mos u merrni me ne se shiko se çfarë ju gjen", pasi kishin mbështetjen e deputetit. Pas publikimit të videos, edhe Rrahman Rraja u detyrua të japë dorëheqjen si deputet/Pamfleti

skandal sherr hamallaj arme shofer lindita nikolla

Lini një Përgjigje