
Paulin Kaçi, një nga të dhunuarit nga familja Nikolla në Hamallaj ka zbuluar detaje të reja rreth konfliktit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi.
Në një prononcim për mediat, ai thotë se ishin vëllezërit Nikolla ata që dhunuan babin e tyre, Pjetër Kaçin. Konflikti bëhet për rrugën në lagje, ndërsa Paulin Kaçi i bën thirrje gjykatës që të marrin urdhër mbrojtjeje, pasi kanë frikë se sherri me vëllezërit Nikolla mund të agravojë sërish.
Ai tha se Martin Nikolli qëlloi 4-5 herë me armë zjarri, por fatmirësisht nuk u plagos njeri dhe se janë dhunuar me shkopinj bejsbolli.
Më tej, Kaçi tregoi se kanë prej rreth 6 muajsh debate dhe se vëllezërit Nikolla i ofendojnë vazhdimisht. Ndërkohë ai ka theksuar se Martin Nikolla, bën si i fortë pasi punon me Linditën (kryeparlamentaren Nikolla).
"Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime. Kanë dalë para për me gjujt babanë, gjithë si vëllezër. Kemi ardhur ne kemi bërë debat dhe ka nis dhuna me shkopinj. Me armë kanë shtënë drejt nesh katër apo pesë herë, fati ynë që s’na kanë kap. Ishte duke na vra Martin Nikolli, janë të fortë. Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, se më kalon ngjit me shtëpinë. Duan se s’bën me bo rrugën këtu dhe bëjnë të fortin, mos me pa as majtas as djathtas, veç drejt sipas tyre. Janë dikushi dhe kjo gjë ndodh këtu. Bëri katër a pesë muaj që kemi pas debate. Vetëm ne kemi si lagje, se vetëm ne jemi këtu afër. Sa herë të kalojnë në oborr të shtëpisë time, më ofendojnë babën, nënën, kunatë e të gjithë. Shteti e ka në dorë këtë gjë, se të shtijë një person në ajër me na vra, 5-6 herë ka qëlluar. Ne kemi fëmijë, motra, kunata nëpër oborr të shtëpisë. U kemi çuar dhe pleqtë e lagjes, si zakoni, dhe sërish nuk është bërë gjë. Na ka qëlluar 5-6 herë se punon me Linditën dhe bën si i fortë me zor.
I bëj thirrje Edi Ramës të merret me këtë çështje. Po përdorin armën e shtetit për të fortë. Skandal i gjallë. Kërkoj urdhër mbrojtje nga gjykata, ta zgjidhin këtë problem. Çdo herë vetëm konflikte me këta. Jo vetëm me ne, me axhallarët, me halla. Ne s’jemi të gjithë të këqij. Institucionet të marrin masa për këtë çështje që të mos bëhet ndonjë gjë më e madhe që të marrë përshkallëzim", tha ai.
Lini një Përgjigje