
Është publikuar videoja e aksionit kur forcat e policisë kanë lokalizuar 55-vjeçarin Gjegji Mullalli, pasi vrau bashkëshorten e tij mbrëmjen e djeshme në Korçë.
Në videon e ndarë me dron nga policia, shihet momenti kur efektivët përpiqen të bëjnë negociata me të që të dorëzohet, por 55-vjeçari ka qëlluar në drejtim të efektivëve duke rrezikuar jetën e tyre. Më pasi ai është vetëvrarë.
“Pamje me dron gjatë operacionit të shkallës së lartë të vështirësisë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij shtetases L. M, 46 vjeçe, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zëmblak, Maliq.
Shtetasi Gj. M., 55 vjeç, pasi ka parë policinë, duke ju rrezikuar seriozisht jetën punonjësve të Policisë.
55-vjeçari në pamundësi për t'u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë dhe i është bërë thirrje e herëpashershme për t'u dorëzuar, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t'u larguar autori Gj. M., ka vrarë veten”, njofton policia.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45 Mullalli ekzekutoi bashkëshorten e tij 46-vjeçare Luiza Mullali, nënë e tre fëmijëve dhe më pas e hodhi atë në një grupe të ujërave të zeza. Pas krimit 55-vjeçari u arratis ndërkohë që policia ngriti pika kontrolli për kapjen e tij.
Sipas informacioneve dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të xhelozisë, pasi çifti mësohet se ishte në proces divorci.
Gjithashtu nga deklaratat e të afërmeve dhe fqinjëve të tyre, 55-vjeçari ishte i sëmurë dhe e kishte dhunuar disa herë 46-vjeçaren. Megjithatë edhe pse Luiza Mullali kishte urdhër mbrojtjeje, kjo nuk e ka ndaluar 55-vjeçarin që ti afrohet dhe ta ekzekutojë atë, duke treguar dhe një herë dështimin e policisë në raste të tilla.
Lini një Përgjigje