
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen që tronditi Korçën mbrëmjen e së shtunës. Ditën e sotme, Mullalli është vetëvrarë pas rrethimit nga policia në një banesë të braktisur. Sipas njoftimit të policisë në momentin që autori është gjetur nga policia, ai ka hapur zjarr dhe më pas është vetëvrarë.
Në detaj të tjera Polica e Korçës ka shtuar se pas vrasjes së 46-vjeçare, Mullalli kishte shkruar një letër ku thoshte se të vriste.
“Po vras veten për atë që bëra! Më falini”, thuhej ndër të tjera në letrën e lamtumirës së 55-vjeçarit.
46-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve u vra ditën e djeshme kur sapo ishte kthyer nga puna në banesë. Çifti nuk jetonin bashkë dhe ishin në proces divorci.
Ka qenë djali i viktimës, i cili kur është kthyer në banesë nuk e ka gjetur nënën dhe ka alarmuar familjarët e tjerë dhe më pas policinë. Gruaja u gjet e vrarë dhe e hedhur në një gropë septike.
Familjarët deklaruan se autori, ishte i alkoolizuar dhe kishte ushtruar gjithmonë dhunë ndaj gruas, e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Lini një Përgjigje