TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2023, 11:23

"Pse na sheh"/ Plas sherri në Hamallaj, vëllezërit rrahin brutalisht të moshuarin; njëri prej tyre efektiv policie

Shkruar nga Pamfleti

"Pse na sheh"/ Plas sherri në Hamallaj, vëllezërit

Një sherr i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Hidrovor të Hamallajt mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi.

Bëhet me dije se Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta familjen Kaçi, komshinj të tyre.

Ka qenë Pjetër Kaçi 80 vjeç kryefamiljar i familjes Kaçi, i cili po kalonte në rrugën e lagjes kur Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë rrugën duke i thënë pse na sheh dhe pas këtij debati e kanë goditur të moshuarin.

Më pas, duke parë konfliktin janë afruar djemtë e të moshuarit dhe janë përfshirë në sherr me familjen Nikolla, anëtarët e së cilës kanë goditur me shkopinj bejsbolli, armë zjarri e mjete të tjera të forta.

Ata i kanë goditur dhe dhunuar të gjithë anëtarët e kësaj familje madje Martin Nikolla (me detyrë efektiv policie) ka nxjerrë pistoletën duke ja drejtuar familjes Kaçi e me të ka gjuajtur 5 herë në drejtim të tyre.

Shkak i sherrit janë konflikte të vazhdueshme për rrugën e lagjes të cilën banoret e kanë shtruar para 10 vitesh me lekët e tyre e disa rrethime të komshinjve që familja Nikolla kërkon t’i heqë pavarësisht se kanë nga 30 vjet që janë.

Si pasojë e dhunës janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi njëri prej te cilëve ka marrë fraktura në kokë ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mirë.

Ndërkohë, janë shoqëruar nga policia Alfred, Petrit e Arben Nikolli, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes njëri prej vëllezërve Martin Nikolla. 

hamallaj sherr efektiv policie vellezer

Lini një Përgjigje