
Detaje kanë dalë nga vetëvrasja e Gjergji Mullallit, i cili një natë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij Luiza Mullalli.
Uniformat blu bëjnë me dije se 55-vjeçari ishte fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Zëmblak, ku pasi u lokalizua nga policia hapi zjarr drejt tyre me automatik.
Por pas thirrjeve të policisë për tu dorëzuar, Mullalli u vetëvra me armën që kishte.
“Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.
Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë. Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Policisë për t'u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje”, njofton policia.
Lini një Përgjigje