TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2023, 10:53

Zbardhen detaje nga plagosja në Fier, pas debatit në lokal 30-vjeçari e thirri jashtë dhe e qëlloi me armë

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga plagosja në Fier, pas debatit në lokal

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e sotëm në Fier ku Orges Buzi, 33 vjeç është qëlluar nga një person pas një sherri të ndodhur në një lokal.

Ngjarja ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si “Vija e Ngjalës”, ku autori i dyshuar Ledion (Enea) Nebiu, 30 vjeç, nga Patosi plagosi me armë zjarri 33-vjeçarin dhe më pas u arratis.

Mësohet se sherri mes tyre ka nisur brenda lokalit, ku ndodheshin në tavolina të ndryshme. Ata kanë filluar të debatojnë me fjalë fillimisht. Më pas autori e ka thirrur 33-vjeçarin Buzi jashtë lokalit dhe e ka qëlluar një herë me pistoletë në pjesën e poshtme të trupit dhe është larguar.

Sakaq, është siguruar dhe makina me të cilën është larguar autori, teksa policia është vënë në ndjekje të tij.

Zbardhen detaje nga plagosja në Fier, pas debatit në lokal

33-vjeçari i plagosur ndërkohë ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Policia vijon kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

arme detaje plagosje fier

Lini një Përgjigje