TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2023, 08:05

Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari në Fier, shpallet në kërkim autori

Shkruar nga Pamfleti

Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari në Fier, shpallet në

Një plagosje me amë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier ku një 30-vjeçar ka qëlluar ndaj një 33-vjeçar duke e lënë të plagosur.

Policia njofton se 33-vjeçari Orges Buzi është në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në vendin e quajtur "Vija e ngjalës".

Pas një konflikti të çastit në ambientet e jashtme të një lokali, 30-vjeçari Ledion Enea Nebiu ka plagosur me armë zjarri Buzin. 30-vjeçari është identifikuar dhe më pas shpallur në kërkim.

"Plagosi me armë zjarri 1 shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një lokali, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi  33 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit, 30 vjeç, banues në Patos, dhe janë vënë në ndjekje të tij. Është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.", njofton policia.

fier plagosje arme

Lini një Përgjigje