TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2023, 08:42

“Më kërcënuan me vajzën”, flet shqiptari që u kap në 'shtëpi bari' në Angli: Kisha 25 mijë paund borxh për ata që më sollën ilegalisht

Shkruar nga Pamfleti

“Më kërcënuan me vajzën”, flet shqiptari që

Një 'shtëpi bari' me më shumë se 350 bimë u zbulua në një banesë në Cardiff në Britaninë e Madhe me një vlerë deri në 140,000 £.

Gjithsej 11 dhoma në shtëpi ishin të dedikuara për funksionimin e rritjes së kanabisit. Mësohet se në pranga ra shqiptari Arjan Bilani, 57 vjeç, i cili u zbulua nga policia duke punuar si kopshtar në fermën e kanabisit.

Kur u mor në pyetje nga policia, Bilani tha se kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga Shqipëria një vit përpara arrestimit të tij dhe kishte grumbulluar një borxh prej 25,000 £ për ata që e sollën në vend. Ai pretendoi se ishte kërcënuar të punonte në fermën e kanabisit ose vajza e tij në Shqipëri do të dëmtohej.

Bilani më vonë u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit. Gjykata tha se ai nuk kishte precedent të mëparshëm kriminal.

Avokati i shqiptarit u shpreh se klienti i tij donte të kthehej në shtëpi. Në përfundim Bilani u dënua me 8 muaj burg.

shqiptar shtepi bari angli

Lini një Përgjigje