TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2023, 12:24

Vrasja e 46-vjeçares në Maliq, flet nëna e autorit: S’kemi pasur asnjë kontakt prej ditësh

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 46-vjeçares në Maliq, flet nëna e autorit:

Nëna e autorit 55-vjeçar, i cili u gjet i vetëvrarë me armën e krimit që vrau bashkëshorten një natë më parë të fshatit Zëmblak thotë se u njoftua për ngjarjen tragjike, mbrëmë në mesnatë.

Në një intervistë për “Report Tv”, e moshuara tregon se nuk ka pasur asnjë kontakt me të birin prej ditësh.

Për nusen e mora vesh mbrëm nga mesnata, teksa flisnin njerëzit. Këtu ishin mbledhur shumë njerëz. Isha mbrapa derës kur më thanë se ai e ka vrarë Lizën. Gjergji qëndroi mbi 20 vite në Greqi, kanë tre fëmijë, njëra është e martuar dhe ka fëmijë, tjetra pritet të martohet, ndërsa djalin e ka 21 vjeç. Gjergjin për herë të fundit e kam takuar para 3 ose 4 ditësh sepse ikte shpejt gjithmonë”, u shpreh e moshuara.

maliqi flet nëna autorit

Lini një Përgjigje