TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2023, 12:36

“Punonjësi i Gardës qëlloi me armën e shërbimit”, policia jep detaje nga sherri në Hamallaj: Ndalohen 6 persona

Shkruar nga Pamfleti
“Punonjësi i Gardës qëlloi me armën e
Pamje nga vendi i ngjarjes dhe i dhunuari

Një konflikt për motive pronësie ka degjeneruar në dhunë dhe të shtëna armësh mes dy familjeve, Nikolla dhe Kaçi, ndërsa policia ka reaguar zyrtarisht.

Uniformat blu njoftojnë se sherri ka ndodhur në Hamallaj të Durrësit, ku mes personave të përfshirë është edhe një punonjës i Gardës së Republikës, Martin Nikolli i cili ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

Nga të shtënat nuk është lënduar asnjë person, ndërsa policia ka bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.

“Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë”, njofton policia.

 

garda policia sherr hamallaj

Lini një Përgjigje