TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2023, 12:54

Konflikti në Hamallaj, përjashtohet nga garda punonjësi që qëlloi me armën e shërbimit

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti në Hamallaj, përjashtohet nga garda punonjësi që

Inspektori i Gardës së Republikës, Martin Nikolla është përjashtuar menjëherë, pasi kërcënoi me armën e shërbimit duke qëlluar në ajër, gjatë një sherri familjar në Hamallaj të Durrësit.

Ai u përfshi në një konflikt pronësie me familjen Kaçi, duke kërcënuar bashkë me vëllezërit e tij, kryefamiljarin Pjetër Kaçi.

Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori, ka përdorur edhe armën e shërbimit.

Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës. Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij”, thuhet në njoftimin për përjashtimin e inspektorit të Gardës.

 

hamallaj sherri punonjësi gardës

Lini një Përgjigje