TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Korrik 2023, 19:23

Bardhi drejt shkarkimit? Basha mbledh strukturat, priten spastrime në radhët e PD-së

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi drejt shkarkimit? Basha mbledh strukturat, priten spastrime në
Takimi i Bashës me krerët e degëve

Lulzim Basha duket se do ta nisë punën në krye të PD me reformim të të gjitha strukturave. Pasi mori dje drejtimin e partisë, Basha sot ka nisur me mbledhjet për të përcaktuar hapat që do të ndërmerren. Takimin e parë ai e bëri me degët. Pak më parë Basha mblodhi Kolegjin e Kryetarëve dhe siç shihet nga fotot, në takim shoqërohet nga Enkelejd Alibeaj.

Mësohet se gjatë mbledhjes së sotme, Basha e ka nisur fjalimin e tij me një falënderim për punën e bërë për zgjedhjet e djeshme.

“Falënderim për punën e bërë gjatë ditës së djeshme”, mësohet se i është drejtuar Basha të pranishmëve.

Pas Kolegjit të Kryetarëve, Basha ka mbledhur Kryesinë e partisë, ku dhe priten vendime të rëndësishme. Bashës i kanë dalë kundër shumë emra, mes të cilëve dhe Gazmet Bardhi, me të cilin dikur bashkëpunoi ngushtë.

Bardhi drejt shkarkimit? Basha mbledh strukturat, priten spastrime në

Mësohet se Kryesia do të vendose thirrjen e Kuvendit Kombëtar dhe të nisë procesin zgjedhor për të gjitha strukturat e Partisë Demokratike, duke nisur nga një Këshill i ri Kombëtar, tek zgjedhja e nënkryetarëve dhe Sekretarit te Përgjithshëm.

Me pak fjalë pritet shkarkimi i Bardhit. Po ashtu do riformatohet Këshilli Kombëtar, duke qenë se një numër i madh anëtarësh kanë kaluar me Berishën.

Duhet theksuar se Kryesia anon nga Basha, duke bërë që të merren vendime të rëndësishme. Kjo do të thotë se ata që i kanë dalë kundër me shumë mundësi pritet të largohen nga postet që kanë.

basha dege spastrime

Lini një Përgjigje