TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2023, 22:39

Plagosja në Berat/ 27-vjeçarit dyshohet se ju bë atentat, u qëllua sapo doli nga banesa

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja në Berat/ 27-vjeçarit dyshohet se ju bë atentat, u

Detaje të reja janë mësuar pas plagosjes së të riut në Berat ketë pasdite.

Sipas burimeve policore plagosja e 27-vjeçarit Xhuljano Goga ka ndodhur përpara banesës së tij, në segmentin rrugor Spital - Uznovë. Sipas policisë, i riu sapo kishte dalë nga shtëpia kur është qëlluar.

Ai mbërriti në spital i gjakosur, por nuk ka pranuar të japë asnjë dëshmi sesi është plagosur.

Ndërkaq dyshohet se në atentat është përdorur armë me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar krisma.

Ndërkohë që janë konfiskuar kamerat e sigurisë së bizneseve dhe të banesave përgjatë rrugës, për të identifikuar autorin e ngjarjes

Mësohet gjithashtu që i riu është transportuar në gjendje kritike për jetën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

 

Lini një Përgjigje