
Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Berat. Mësohet se ai është Xhuljano Goga, i cili ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë. Nuk dihet ende se si kanë ndodhur rrethanat e ngjarjes.
Ai ka shkuar në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak, por nuk ka treguar asgjë se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.
Gjendja e tij është e rëndë, ai ndodhet në sallën e operacionit dhe do të trasportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Lini një Përgjigje