
Policia ka reaguar për plagosjen e kësaj mbrëmje në Berat. Xhuljano Goga mbërriti në spital i plagosur, ndërsa sipas policisë ai ka refuzuar të tregojë se si është plagosur. Dyshimet janë se ai është qëlluar me pistoletë me silenciator, pasi nuk janë raportuar të shtëna.
“Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G., 27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë.
27 vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, tha policia.
Lini një Përgjigje