TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Korrik 2023, 09:40

Policia e Ballës në aksion, kapin 20-vjeçarin me 4 makineri lojërash në shëtitoren e Dhërmiut

Shkruar nga Pamfleti
Policia e Ballës në aksion, kapin 20-vjeçarin me 4 makineri
Aksioni i policisë në Dhërmi

Policia e Shtetit është hedhur në aksion këto ditë pasi Taulant Balla mori postin e ministrit të Brendshëm.

Ata kanë kapur një 20-vjeçar në kuadër të operacionit “Game Over”, pasi i riu kishte vendosur në shëtitoren e Dhërmiut disa makineri për lojëra për fëmijë, pa autorizim nga organet kompetente.

Të ruit iu se sekuestruan 4 makineritë për lojëra në cilësinë e provës materiale.

“Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve të kryera ndaj operatorëve ekonomikë që e zhvillojnë aktivitetin e tyre në vijën bregdetare, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game Over”, si rezultat i të cilit u evidentua dhe u godit një tjetër rast i pushtimit të hapësirave në plazhe, në kundërshtim me ligjin.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 20 vjeç, banues në Dhërmi, pasi në shëtitoren e Dhërmiut, kishte vënë pa leje nga organet kompetente, 4 makineri për lojëra për fëmijë, pajisje të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

balla i riu në dhërmi

Lini një Përgjigje