TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Gusht 2024, 10:22

Shantazhonin 14-vjeçaren me foto dhe video intime, zbardhen emrat kush janë dy vëllezërit e arrestuar në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Shantazhonin 14-vjeçaren me foto dhe video intime, zbardhen emrat kush
Pamjet nga arrestimi i vëllezërve Malja në Tiranë

Dy vëllezërit Halim dhe Jurgen Malja janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit pasi akuzohen se shantazhonin me foto dhe video intime vajza të mitura në këmbimt të parave.

'Arrestohen 2 vëllezër të cilët shantazhonin shtetase te ndryshme, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të tyre, në rrjete sociale.

Dokumentohen me prova ligjore 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Sekuestrohen shuma parash dhe 2 celularë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cybersnare”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Gjtë operacionit u arrestuan shtetasit H. M., 20 vjeç, dhe J. M., 18 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë.

Falë veprimeve hetimore profesionale nga specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Kibernetike, të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të dy vëllezërve, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile nëpër aplikacione virtuale, dhe pas komunikimeve me persona të ndryshëm, kryesisht të gjinisë femërore, siguronin materiale foto e video intime, dhe për mospublikimin e këtyre materialeve, kërkonin shuma të ndryshme parash.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera janë dokumentuar ligjërisht 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, nga të cilat dy vëllezërit kanë përfituar shuma parash nga një 14-vjeçare.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash dhe 2 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.', njofton policia.

halim dhe jurgen malja arrestim meta dhe angjeli i bëjnë shantazh ramës.

Lini një Përgjigje