TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Nëntor 2023, 18:39

Ra nga lartësia teksa po punonte, humb jetën në spital 40-vjeçari në Himarë

Shkruar nga Pamfleti

Ra nga lartësia teksa po punonte, humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë, ku një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese ku po punonte. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:56, në Dhërmi, ku punëtori 40-vjeçar i identifikuar si Artan Ndini po punonte në ndërtimin e një objekti. 

40 vjeçari u dërgua fillimisht në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar.

40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

 

lartesi himare 40-vjecar

Lini një Përgjigje