TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Nëntor 2023, 16:42

I akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, arrestohet në Fushë-Krujë Elmir Tufa

Shkruar nga Pamfleti
I akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, arrestohet në
Elmir Tufa

Policia ka vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar të ekzekutimit të Shkëlzen Kastratit 2 vite më parë. Në pranga ka rënë Elmir Tufa, i cili ishte në kërkim prej vitit 2021 si bashkëpunëtor në atentat. Ai u arrestua në Fushë Krujë nga Forcat Operacionale.

Tufa dyshohet se bashkë me Albert Zajën, Elson Xheçukën dhe Silvia alias Roland Cara ekzekutuan biznesmenin Kastrati në 1 shkurt 2021.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lokalizimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, pasi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Si u vra Shkëlzen Kastrati?

Ishte ora 10 e 30 e mëngjesit të së hënës më 1 Shkurt të 2021-it kur Shkëlzen Kastrati u ekzekutua nga persona të panjohur në makinën e tij pranë fshatit Sheq të Fierit, në një atentat të mirëmenduar. Autorët duket se e kanë mbajtur nën vëzhgim 41-vjeçarin, pasi sapo viktima është futur në kthesë, ka ulur shpejtësinë e makinës tip “Benz”.

Në këtë moment nga një makinë tjetër tip “Range Rover” është qëlluar nga një armë Skorpion me sileciator me 2 plumba, të cilët njëri e ka kapur në kokë dhe tjetri në krah. Kastrati ka humbur jetën në vend.

Makina e viktimës ka lëvizur edhe për disa metra dhe është ndalur kur ka goditur një tjetër automjet që nuk kishte lidhje me ngjarjen. Trupi i viktimës ka qëndruar për gati një orë në automjet derisa ekspertiza ka marrë të gjitha të dhënat.

Pak minuta pas krimit të rëndë policia ka gjetur të djegur mjetin tip Range Rover pranë mbikalimit të Baltzës në fshatin Mbrostar të Fierit. Brenda në mjet është gjetur edhe një armë automatike me të cilën dyshohet se është qëlluar viktima.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun.

Klemend Kastrati, më 8 Janar 2016 mbeti i plagosur në një atentat ku humbi jetën Denis Kasaj dhe u plagos Elton Margariti. Ngjarja ndodhi në dalje të autostradës Lushnje-Fier. Objektiv i atentatit ishte Kelmend Kastrati, i cili mundi t’u shpëtojë plumbave.

Në atentatin ndaj Shkëlzen Kastratit, njëri nga personat e kërkuar për këtë vrasje dhe që ka dyshime të jetë qitësi, është pikërisht Elson Xheçuka nga Kamza. Sipas policisë Elson Xheçuka, rezulton të jetë vëllai i Hektor Xheçukës, që u arrestua në vitin 2018 dhe më pas u lirua nga burgu në Prill 2019, si person i dyshuar në vrasjen e shtetasit Emiljano Boçi.

Për këtë krim është arrestuar Albert Zaja dhe Elmir Tufa, ndërsa Elson Xheçuka dhe Silvio alias Roland Cara, vijojnë të jenë në kërkim.

Të katër persona kanë pasur detyra të ndara në këtë atentat, ku dy i janë afruar me makinën tip “Range-Rover”, objektivit Shkëlzen Kastrati. 4 personat e përfshirë në ngjarje dyshohet se janë vrasës me pagesë të cilët e kanë ndjekur viktimën për afro 2 muaj në lëvizjet e tij, deri në ekzekutimin final.

elmir tufa shkelzen kastrati vrasje

Lini një Përgjigje