TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2024, 11:40

Qëllohet me armë drejt biznesit të shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh

Shkruar nga Pamfleti

Qëllohet me armë drejt biznesit të shqiptarit në

Sulmohet me armë lokali i një shqiptari në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Sipas policisë greke është sulmuar lokali “Venus” që ndodhet në rrugën Parashqevolu, në lagjen Patisia, në pronësi të shqiptarit Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës.

Si pasojë e të shtënave me armë janë dëmtuar xhamat dhe muret e godinës. Fatmirësisht nuk raportohet për qytetarë të dëmtuar, pasi në momentin e sulmit lokali ka qenë i mbyllur.

 Dyshimet lidhur me këtë ngjarje janë për larje hesapesh, por nuk përjashtohet mundësua për shantazh.

sulm me armë greqi

Lini një Përgjigje