
Sokol Sinomataj, ose i njohur ndryshe si “Buzëderri”, do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të djalit të tij, Gëzim Sinomataj, i cili u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës në lagjen “Hajro Cakërri” pranë bulevardit të Vlorës më 7 Janar.
22-vjeçarit do t’i jepet sot lamtumira e fundit dhe varrimi do të bëhet rreth orës 11:00.
Burimet e policisë thonë se prezent në ceremoninë mortore do të jetë edhe babai i tij Sokol Sinomati, i cili ka marrë lejen e posaçme nga burgu, pritet të jetë në varrim shoqëruar nga policia. Më shumë se 100 forca të policisë dhe RENEA janë angazhuar në Vlorë.
Gëzim Sinomataj dyshohet se është është ekzekutuar për llogari të babait të tij, Sokol Sinomati, ish anëtar i bandës së Gaxhait, por nuk përjashtohen as prishje të pazareve të drogës.
Xhaxhait të viktimës, Benard Sinomataj, më 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje.
Lini një Përgjigje