
Është arrestuar një 38-vjeçar banues në Tiranë, i cili shkaktoi aksidentin ku për pasojë humbi jetën djali 4-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Tiranë-Fushë Krujë”, ku 38-vjeçari ka aksidentuar me mjetin e tij personin me inicialet B.B dhe djalin e tij të mitur, i cili humbi jetën në spital.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Tiranë-Fushë Krujë”, ka aksidentuar shtetasin B. B., dhe djalin e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve, 4-vjeçari ka humbur jetë në spital”, njofton policia.
Lini një Përgjigje