TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2024, 09:53

Çmenduri në Tiranë! 18-vjeçarja godet me thikë ish-të dashurin, zbuloi se e tradhtonte në kohën që ishin bashkë

Shkruar nga Pamfleti

Çmenduri në Tiranë! 18-vjeçarja godet me thikë

Një 18-vjeçare në Tiranë është arrestuar pasi ka goditur me thikë ish të dashurin e saj.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se i riu është jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.', njofton policia.

tiranë 18-vjeçarja godet me thikë ish-të dashurin

Lini një Përgjigje