
Një 83-vjeçar i identifukuar si Fasli Hyka nga Shkodra u arrestua pasi qëlloi me armë gjahu tre të rinj nga ballkoni i shtëpisë.
Ai qëlloi nga kati i tretë i banesës së tij, drejt tre të rinjve që po qëndronin në rrugë.
Dyshohet se 83-vjeçari ishte nën efektin e alkoolit dhe pas mbërritjes së policisë ka refuzuar të dorëzohej, duke i thënë policëve “ikni se do ju vras”.
Djali i tij u përpoq që të negocionte me të, por u desh ndërhyrja e forcave speciale që ndërhynë nga ballkoni për ta arrestuar.
Nga të shtënat nuk u dëmtua askush, vetëm një makinë e parkuar. Në shtëpi të moshuarit iu gjet përveç çiftes edhe një kallashnikovë.
Lini një Përgjigje